VIDEO-SYRI TV/ Periferia e Vlorës në gjendje skandaloze, banori: Jetojmë si në mesjetë

VIDEO-SYRI TV/ Periferia e Vlorës në gjendje skandaloze, banori: Jetojmë si në mesjetë

13:37, 23/07/2021
A+ Aa A-

Periferia e qytetit vijon të mbetet në harresë totale nga ana e bashkisë Vlorë, ndërsa banorëve u duhet që çdo ditë të përballen me problematika nga më të ndryshmet. Të intervistuar nga SYRI TV ata shprehen se problem mbeten mbeturinat ndërsa rruga vijon të jetë e amortizuar pavarësisht premtimeve gjatë fushatës elektorale.

Nga SYRI TV

Njihet si zona e serave dhe ndodhet rreth 5 km larg qendrës së qytetit bregdetar të Vlorës por siç duket edhe nga pamjet investimet në këtë zonë janë inekzistentë. Banorët ankohen se ndriçim nuk ka dhe se shërbimi i pastrimit lë për të dëshiruar ndërkohë që rruga ndodhet në gjendje skandaloze.

Pavarësisht se banorët e kanë ngritur me dhjetëra herë zërin duket se deri më tani janë lënë në mëshirë të fatit nga instancat përkatëse. Ata i bëjnë thirrje shtetit të vërë dorë pasi të rinjtë dita ditës po emigrojnë në vende të ndryshme të botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/07/2021 18:14

Vazhdoni të votoni E Dramën, vetëm dramë e tragjedi do shikoni.

Shqiptari23/07/2021 15:44

MESJETËS I HA MUTIN VLORA, DURRËSI, FIERI, TIRANA, ELBASANI DHE E GJITHË SHQIPËRIA! NË MESJETË NUK KISHTE PLEHRA! NË MESJETË NUK KISHTE TENDERA! NË MESJETË NUK KISHTE AS KONCENSIONE DHE AS PPP! NË MESJETË NUK KISHTE MUTRA SHESHIT! NË MESJETË NUK KISHTE ZGJEDHJE, NUK KISHTE KRYEBASHKIKË DHE POLITIKANË SHARLATANË!!!

Shto koment

Denonco