FOTO/ Gati për fundjavën, si do të jetë moti të shtunën e të dielë

FOTO/ Gati për fundjavën, si do të jetë moti të shtunën e të dielë

10:50, 23/07/2021
A+ Aa A-

Kjo fundjavë sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet e këndshme jo vetëm për adhuruesit e plazhit, por edhe për ata të klimës malore.

Moti këtë fundjavë parashikohet i kthjellët dhe plot orë me diell.

Temperaturat maksimale do të variojnë nga 36-37 gradë Celsius. 

Parashikimi i motit per te shtunen dhe te dielen:  

Fundjava që presim përpara parashikohet e këndshme për të gjithë adhuruesit e plazhit, por pse jo edhe për ata të cilët adhurojnë klimën malore.

Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë nga jugperëndimi, kjo fundjavë parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell. Përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës kryesisht për ditën e nesërme. Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Për ditën e diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco