'Kafe Shqeto'- Çadra e Cirkut Kombëtar në prag të uljes

'Kafe Shqeto'- Çadra e Cirkut Kombëtar në prag të uljes

12:52, 22/07/2021
A+ Aa A-

Prej vitesh trualli ku ndodhet Cirku Kombëtar, është truall me probleme ligjore.

Ministria e Kulturës që në vitin 2013 ju ka premtuar artistëve të cirkut që do të gjende një zgjidhje, por asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.

Për të folur në lidhje me këto probleme që shqetësojnë prej vitesh artistët e këtij Cirku, ishin të ftuar në programin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ Gerald Shima, artist i Cirkut Kombëtar dhe Julian Kazai, kreu i Sindikatës së artistëve të cirkut.

’Dëgjova një shprehje të paktën nga kreu i Sindikatës së Artistëve se kanë shitur cirkun. Çdo të thotë e kanë shitur cirkun dhe kush i ka futut paratë në xhep? ishte pyetja e drejtuar nga moderatori Flavio Qarri.

‘’Direkt që me pyetjen e parë që ju bëtë mendoj të japë një përgjigje të shkurtër por ju takon organve të tjera ligjzbatuese për ta hetuar çështjen. Fjala e Presidentit të Sindikatave i është referuar mos paraqitjes në seancën gjyqësore të juristëve të Ministrisë së Kulturës, mos ankimimit të vendimit gjyqësor në gjykatën e Apelit. Domethënë të dyja veprime bëjnë një shkelje të rëndë të ligjit’ është shprehur Kazazi.

‘Ankimi është një detyrim ligjor,do ta bëjnë automatikisht dhe sikur ta dinë që do ta humbin gjyqin?’  shton moderatori.

‘’Duke qënë se cirku është një instutucion kombëtar në varësi të Ministrisë së Kulturës ato ishin përfaqësuesit tanë në seancën gjyqësore, gjë që nuk e kanë bërë dhe normalisht me këtë na lejnë të nënkuptojmë që është bërë një lloj marrëveshje’’ shprehet kreu i Sindikatës.

‘Ndërkohë sa kohë ka pa shfaqje cirku? ishte pyetja tjetër e drejtuar nga moderatori.

Kazazi: Faktikisht nuk ka shumë kohë se pas kthimit nga pandemia ne u rikthyem, por që nuk është problemi këtu, problemi qëndron në çështjen e truallit që ne e kemi pasur prej vitesh. Ka qënë një problem i cili nuk ka gjetur zgjidhje nga ana e Ministrisë së Kulturës. Të gjithë artistët dhe mediat e dinë që në 2013 u bë një tentativ duke qënë se pronari i truallit kërkonte në atë kohë të merrte pjesën e  tokës ku është e ngritur çadra e cirkut , një të tretën ose më pakt, bëhet fjalë rreth 409 metra katrorë. Dhe nga ana e qeverisë së asaj kohe u dha një tokë tjetër tek liqeni për ngritjen e Cirkut të ri Kombëtar. Na u akordua atë kohë nga Ministria e Kulturës rreth 340 milion lekë dhe pjesën tjetër do e paguante sponsor shoqëria 'UFO' që është dhe pjesa e pronës. Pas ndryshimit të qeverisë u la si problem dhe ne jemi në mëshirë të fatit deri sot duke pritur se çfarë do të bëjë Ministria e Kulturës.

''Çfarë do të thotë jemi në mëshirë të fatit, sa i takon dhe aspekteve teknike të jetës së përditshme?

Artisti i Cirkut Kombëtar, Gerald Shima u shpreh:

''Punojmë në shumë vështirësi, nuk është një gjë e lehtë. Është një gjë që kërkon mundim, kërkon vite dhe thjesht le të themi që lajmet që na vijnë këto kohë të fundit, jo çdo gjë shkon ashtu siç duhet të shkojë, na trishton. Na trishton jashtëzakonisht shumë.

''Ju keni një punë të përditshme përveç shfaqjeve dhe besoj se vazhdoni të paguheni pavarësisht pandemisë, për shkak se është një instutucion kombëtar. A jeni paguar, a jeni stërvitur dhe çfarë do të thotë të shkoni në punë në atë lloj pune që bëni ju, të mbani trupin apo reflekeset në formë duke ditur që ndoshta nuk do të jepni një shfaqje pa afat? 

'' Puna e jonë e përditshme pavrësisht pandemisë ka qënë konstante gjatë gjithë kohës. Të gjithë artistët kanë qënë të angazhuar, kanë qënë gjatë gjithë kohës në punë. Jemi përpjekur gjithë ashtu të krijohen dhe shfaqjet e mëdha në varësi të kushteve, në varësi të rrethanave. Kemi qënë gjithmoë disponibël për ti bërë. Kemi qënë gjithmonë të angazhuar që çdo gjë të shkojë përpara' wshtw shprehur artisti i Cirkut Kombëtar.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon: 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco