VIDEO e Kafe Shqeto/ Dhuna në familje: Gratë dhe vajzat shqiptare po ndërgjegjësohen

VIDEO e Kafe Shqeto/ Dhuna në familje: Gratë dhe vajzat shqiptare po ndërgjegjësohen

13:32, 21/07/2021
A+ Aa A-

Një anketë e Institutit të Statistikave, INSTAT dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara mbi dhunën ndaj gruas në Shqipëri tregon se 1 në 2 gra në Shqipëri ka përjetuar një lloj dhune të paktën një herë në jetë. 

Në shumë raste, gratë e dhunuara besojnë se shoqëria do të mendojë se ato kanë një farë gabimi që justifikon dhunën ndaj tyre. 

Dhe për të folur mbi këtë dramë të shoqërisë shqiptare ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ sociologia Marsi Simo dhe zonja Ines Xhelili, aktiviste e barazisë gjinore.

‘Si shpjegohet që ka ende një numër kaq të lartë zonjash të dhunuara dhe mbi të gjitha e mbajnë gojën kyçur, kanë frikë të flasin , kanë frikë të zgjidhin situatën kanë frikë të dalin nga ai rrethi vicioz sepse dhuna nuk ndodh vetëm njëherë, pasi më vonë kthehet në mënyrë jetese, pra këto dy shifra të larta që shkojnë ngushtë njëra me tjetrën të lidhura si shpjegohet që janë prezente gjithnjë e më shumë në jetët tona? ishte pyetja e drejtuar  nga Dori Daka për zonjën Xhelili dhe socioligen Simo.

'Shifrat e rritura  gjithmonë na bëjnë të vëmë alarmin, por kjo nuk është e re dhe në kuptimin që shifrat tregojnë diçka pozitive që gratë dhe vajzat po ndërgjegjësohen për ta vendosur atë si një formë që nuk duhet pranuar më, që shkojnë të paktën deri tek denoncimi ose të paktën deri te miratimi: që po unë kam një jetë familjare ose jetë bashkëshortore e cila është e pranishme dhe dhuna. Dhe ndër të tjera gjithashtu dhuna është ndarë në format e saj dhe gratë sot janë të ndërgjegjësuar se kemi dhe dhunë psikologjike, kemi dhe dhunë ekonomike por edhe dhunë seksuale, gjë për të cilat më parë nuk flitej apo nuk diskutoheshe dhe as nuk pranoheshe dhe për më tepër të vendosej kjo si një pikë në anketë. Megjithëse unë mendoj se shifrat mund të jenë më të larta, prapë duke dyshuar që jemi në ndërgjegjësim por jo në atë fazë ndergjegjësimi që ne ta shprehim hapur, që në jetën tonë kemi pasur episode dhune dhe këto me justifikimin që ne jemi një shoqëri të tillë që dhuna është prezente që në instancat më të larta deri tek figurat që na përcjellim mediat, figurat që janë të besueshme dhe që ne ja japim votën dhe deri tek familjet. Sepse një familje që është edukuar me bazë dhune do riprodhojë dhunë me shumë mundësi, sepse në tërësi problemet familjare çojnë dhe në çrregullime mendore. Një kryefamiljar që nuk mban dot peshën e tij që i është dhënë si rol si një burrë duhet të sjellë të ardhura, ai shkon drejt abuzimit me lëndë narkotike ose të paktën siç dëgjojmë ne me alkoolin. Lexova tek INSTAT që thoshte që gjysma e grave që tregojnë që janë abuzuar ose që kanë pasur dhunë nga bashkëshorti i tyre, gjysma e këtyre bashkëshortëve kanë qënë persona që konsumonin alkool. Pra kjo për të dhënë justifikimin por për të shprehur mangësitë që kemi ne në shëndetin mendor apo gjithë akumulimin që i kemi lënë burrave, këtë peshë kaq të madhe që ato duhet të kenë kundrejt sigurimit të të ardhurave, mbatjes së familjes, të qenurit shtyllë kryesore. Ato të cilët gjithmonë duhet të paguajnë taksat, duhet të paguajnë faturat duhet të punojnë dhe dy punë, apo qoftë që emigrojnë dhe janë jo prezent në familje. Dhe mos prezenca e tij pastaj shfaqen në të tjera problematike në të cilat ne i dëgjuam thjesht në shifra por ama në dhjetë dekadat e ardhshme këto shifra do të rriten dhe do të pasohen edhe në shendet mendor të munguar të fëmijëvë të cilët do të rriten dhe do bëhen baballarë ose nëna në të ardhmen' wshtw shprehur siciologia Simo.

Ndërsa zonja Xhelili në lidhje me pytjen u shpreh:

''Ju falenderoj që keni zgjedhur këtë temë që është e rëndësishme dhe asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të gjitha arsyet që ju dhe i përmendët. Ju thoni që shifrat janë të ulëta por në fakt këto vitet e fundit janë rritur ndjeshëm dhe çdo vit rriten. Që tregon një aspekt pozitiv të raportimit, nga pikëpamja e raportimit të grave dhe vajzave që ndihen të dhunuara, përsa i takon formave të ndryshëm të dhunës. Tashmë ka pasur fatmirësisht rritje të ndjeshme dhe të raportimit të dhunës psikologjike. Është e vërtetë që shifrat nuk janë ato që tregojnë dhunën e vërtetë , por shifrat janë rritur krahasimisht nëse flasim para dhjetë vitesh po e po, por edhe gjatë këtyre viteve të fundit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco