Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO nga Lungomare: ‘Tregtari’ torturon këlyshët e vegjël në piskun e vapës

VIDEO nga Lungomare: ‘Tregtari’ torturon këlyshët e vegjël në piskun e vapës

11:37, 21/07/2021
A+ Aa A-

Duket se nuk kanë të sosur padrejtësitë dhe keqtrajtimet që ju bëhen kafshëve në vendin tonë.

Jemi ndeshur me disa video radhazi , prova të dhunës dhe helmimit të tyre ndërsa këtë herë dikush ka zgjedhur të bëjhë ‘pazar’ me to.

'Animal Aid Albania' ka publikuar një video, e cila vjen nga qyteti bregdetar i Vlorës.

Qytetari në fjalë ka zgjedhur të bëjë tregëti me disa qenusha të vegjël, në mes të rrugës dhe vapës, duke i prezantuar ato si këlysha me pasaporta dhe racë.

Në video, duken qartë qytetarët që ndalojnë të interesohen për to, në shëtitoren e Lungomares, duke i trajtuar ato si suvenire, deri në keqtrajtim.

Postimi i plotë i  Animal Aid Albania: 

"Kujdes në Lungomare në Vlorë është ky zotëria që shet këlysha në rruge më pasaporta se di ku i ka marrë. Ju lutem bëni kujdes dhe nëse i  shikoni merrini.

Duhen marrë masa urgjente, sepse këlyshët vuajën gjatë gjithë ditës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco