Philip Morris International: Deri në 76 milion doza të vaksinës bimore COVID-19 nga Medicago

Philip Morris International: Deri në 76 milion doza të vaksinës bimore COVID-19 nga Medicago

10:37, 25/06/2021
A+ Aa A-

Që nga viti 2008, Philip Morris Investments BV (PMIBV), një filial i Philip Morris International (PMI) ka qenë aksioner i Medicago (në të cilin aktualisht mban afërsisht një të tretën e aksioneve të kapitalit) dhe ka mbështetur kërkimet inovative mbi bimët të Medicago-s dhe zhvillimin e përqendruar tek vaksinat. Investimi është në përputhje me përpjekjet e PMI-së për të shfrytëzuar shkencën dhe inovacionin. Mitsubishi Tanabe Pharma Corporation (MTPC) me bazë në Japoni është aksioner i shumicës dhe partneri i PMIBV në Medicago. Ndër të tjera, PMIBV dhe MTPC do të kontribuojnë me fonde shtesë për të mbështetur përpjekjet e Medicago-s për të zhvilluar një kandidat të vaksinave COVID-19.

Medicago, një kompani biofarmaceutike me selinë Quebec City, njoftoi se arriti një marrëveshje me Shërbimet Publike dhe Prokurimin e Kanadasë (PSPC) për të furnizuar deri në 76 milionë doza të kandidatit të saj të vaksinës për COVID-19, në varësi të miratimit të Institutit kanadez të Shëndetit. Inovacioni, Shkenca dhe Zhvillimi Ekonomik (ISED), një department tjetër i qeverisë federale Kanadeze, do të kontribuojë me 173 milionë dollarë kanadezë (afërsisht 131 milionë dollarë) për Medicago-n në mbështetje të zhvillimit të vazhdueshëm të vaksinave dhe testimeve klinike, si edhe për ndërtimin e një fabrike në Quebec City.

Kompania biofarmaceutike me seli në Kanada po përdor një grimcë të ngjashme me virusin (VLP) të rritur në Nicotiana Benthamiana, një i afërm i ngushtë i bimës së duhanit, për të zhvilluar kandidatin e saj të vaksinave të koronavirusit.

Të bashkohemi për të mirën e përbashkët

Drejtori i Bordit Ekzekutiv i Philip Morris International, André Calantzopoulostha: “Ne mirëpresim bashkëpunimin e njoftuar midis dy departamenteve të qeverisë Kanadeze dhe Medicago për të përshpejtuar përpjekjet e saj kundër COVID-19.”

"Rezultate më të mira mund të arrihen kur qeveritë dhe kompanitë bashkojnë përpjekjet për të promovuar objektiva të përbashkëta për më të mirën. Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të mbështesim punën e Medicago për të zhvilluar, provuar, prodhuar dhe vënë në dispozicion një kandidat për vaksinat COVID-19. Të gjithë shpresojmë se ata do të jenë të suksesshëm”.

Përparësitë e VLP-ve përballë vaksinave tradicionale

Në vend që të punojë mbi produkte shtazore ose viruse të gjalla, Medicago po ndryshon qasjen tradicionale ndaj vaksinave dhe terapeutikës, duke përdorur VLP për të zhvilluar vaksina të bazuara në proteina.

Këto produkte imitojnë viruse, duke bërë të mundur që sistemi imunitar i trupit t’I njohë dhe të krijojë një përgjigje imune. Por ata nuk kanë materialin kryesor gjenetik të një virusi, që do të thotë se nuk janë infektivë dhe nuk mund të kopjohen.

Teknologjia e Medicago kërkon vetëm sekuencën gjenetike të një lloji viral, jo të vetë virusit të gjallë – kështu që një vaksinë candidate mund të prodhohet shpejt pasi të identifikojë gjenin, duke gjetur një rrugë më të shpejtë përshkallëzimi për të luftuar një pandemic siç është COVID-19.

Zhvillimi tradicional i vaksinave në vezët e pulës, nga ana tjetër, zgjat zakonisht gjashtë deri në nëntë muaj. Ky është një proces i shtrenjtë, që kërkon shumë kohë dhe një process që nuk është aspak i përsosur. Mutacionet mund të rezultojnë në vaksina që nuk arrijnë ta asgjësojnë virusin.

Përshpejtimi i ndryshimit

Megjithëse qasja që bazohet tek bimët është relativisht e re, në dekadën e kaluar ajo është zhvilluar me shpejtësi.

Procesi niset duke future një sekuencë gjenetike në agrobacterium (një bakter i tokës) i cili përthithet nga bimët – në rastin e Medicago, një i afërm i ngushtë i një bime duhani. Bima fillon të prodhojë protein që më pas mund të përdoren si vaksinë.

Nëse virusi pëson mutacion, siç parashikojnë shkencëtarët se do të jetë rasti i COVID-19, ata mund të përditësojnë prodhimin duke përdorur bimë të reja.

Drejtuesit e inovacionit: Rreth Medicago

Kompania e Quebec City ka "bërë gjëra të veçanta që nga viti 1999" sipas sajtit të tyre zyrtar, duke shtuar se "Me 20 vjet përvojë dhe njohuri pas nesh, ne jemi të gatshëm të prishim qasjen tradicionale ndaj vaksinave dhe terapeutikëve".

Artikulli origjinal:

https://www.pmi.com/media-center/news/pmi-announces-medicago-to-supply-up-to-76-million-doses-of-its-plant-derived-covid-19-vaccine-candidate

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco