Ikën i nxehti afrikan, ja kur do të kthehen temperaturat normale sipas sinoptikanëve

Ikën i nxehti afrikan, ja kur do të kthehen temperaturat normale sipas sinoptikanëve

16:24, 24/06/2021
A+ Aa A-

I nxehti afrikan pritet të mbaroj nesër. Sinoptikania Lajda Porja tha se edhe pse sot pritej të ishte dita më e nxehtë e këtij episodi, lëvizja e erës ka bërë që ajri të qarkullojë më shumë dhe të mos ndihet njësoj si një ditë më parë.

“Me temperatura të larta pritet që të thyhet rekordi i këtij episodi në qarkun e Elbasanit, ku Cërriku ka shënuar 41.3 gradë. Në fakt sot pritet të arrihet vlera 42 gradë.

Dje në kryeqytet dje 39.6 gradë, sot presim afërsisht 40 gradë. Temperaturat më të larta në qarkun e Elbasanit dhe po ashtu janë regjistruar në Urën Vajgurore, Berat, Kuçovë dhe Gjirokastër, por jo më shumë se 42 gradë dhe nuk e thyejnë rekordin e 2015 me 43.4 gradë që është shënuar në qytetin e Gjirokastrës. Mbrëmë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka qenë pak më freskët.

Kemi pasur një forcim të parametrit të erës, gjë që ka sjellë qarkullimin e ajrit. Kemi një rritje të papërfillshme në disa zona të temperaturave nga dje, por kemi pasur një forcim të erës, që do na shoqërojë sot pasdite, e cila është me shpejtësi më të madhe se dje dhe që sjell që ajri të qarkullojë më shumë dhe të marrim pak më lehtësisht frymë.

Lagështira ka qenë shumë problematike.

Masat e ajrit kanë qenë të pajisura më lagështirë, vijon 40-50%. Tirana karakterizohet nga lagështira. Nëse do vëmë re, në qiell ka filluar të qartësohet pak, duke larguar atë renë e Saharasë”, tha sinoptikania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco