VIDEO/ Radhë të gjata në zyrat e gjendjes civile, qytetarët: Na sëmurën, mungojnë punonjësit

VIDEO/ Radhë të gjata në zyrat e gjendjes civile, qytetarët: Na sëmurën, mungojnë punonjësit

16:16, 24/06/2021
A+ Aa A-

Dhjetëra qytetarë presin çdo ditë për të aplikuar për dokumente identifikimi në sportele, ndërkohë që moti regjistron temperatura të larta.

SYRI TV vëzhgoi situatën në njësinë Nr. 14 në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë shtim të sporteleve dhe punonjësve për të shmangur radhët.

Zyra e  Gjendjes Civile e njësisë Nr. 14 në Tiranë  ka pasur radhë dhe fluks qytetarësh që prej orëve të para të mëngjesit.

Qytetarë të të gjitha moshave shprehen se kanë qenë në pritje për një kohë të gjatë dhe shkak i kësaj radhe  është bërë mungesa e punonjësve në sportele duke mos përballuar fluksin e lartë.

Gjatë pritjes në radhë, nuk munguan as tensionet mes qytetarëve.

Në kushtet atmosferike aspak të favorshme të moshuarit presin në radhë kur termometri shënon mbi 38 gradë celcius.

Mungesa e stafit për të bërë zvëndësimet në raste mungesash ka sjellë sorollatjen e qytetarëve këto ditë duke u dyndur të gjithë në një ditë në kushtet e pandemisë Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco