Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Flet meteorologu, qytetet në Shqipëri ku sot temperatura shkon deri në 41 gradë

Flet meteorologu, qytetet në Shqipëri ku sot temperatura shkon deri në 41 gradë

12:44, 24/06/2021
A+ Aa A-

Prej disa ditësh vendi ynë është “pushtuar” nga një valë e nxehtë, me origjinë nga Afrika e Veriut.

Meteorologu Akil Osmani thotë se ditën e sotme temperaturat në ultësirën perëndimore do të arrijnë në temperatura deri në 41 gradë celcius, madje dhe më shumë në zonat e Cërrikut, Belshit dhe Kuçovës.

Këto temperatura sipas meteorologut janë 10 gradë më të larta se mesatarja e muaji qershor dhe vijnë si pasojë e masave ajrore afrikane që kanë pushtuar Mesdheun.

Rënia e temperaturave sipas Osmanit do të fillojë nga dita e nesërme dhe gjatë fundjavës, do të kapin vlerat 35-36 gradë celcius.

“Temperaturat e larta vijojnë të jenë prezente në territorin shqiptar. Vlerat në ultësirën perëndimore do të variojnë nga 38 gradë celcius në 41 gradë, apo dhe të tejkalohen në zona si Belshi, Cërriku dhe Kuçova. Temperaturat do të jenë të larta jo vetëm në ultësirën perëndimore, por edhe në zonat malore, ku vlerat do të jenë më të larta se 35 gradë celcius.

Këto temperatura të larta vijnë si pasojë e masave ajrore të ardhura nga veriu i kontinentit Afrikan që kanë prekur pellgun e Mesdheut përfshirë dhe Shqipërinë.

Ky muaj do të luhatej në vlerat maksimale 30 gradë celcius, momentalisht shënohen vlerat 41 gradë celcius, 10 gradë më shumë se mesatarja e vlerave normale.

Duke filluar nga dita e nesërme, ashtu dhe fundjava do të sjellin një rënie të lehtë të temperaturave, ku të shtunën do të bien me dy gradë celcius. Rënia e temperaturave do të vijojë edhe të dielën ku vlerat termike do të kapin shifrat 35-36 gradë celcius”, tha Akil Osmani, për Fax News.

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco