VIDEO/ Fusha e mbetjeve në Fier - bombë kancerogjene, banorët e zonës braktisin shtëpitë

VIDEO/ Fusha e mbetjeve në Fier - bombë kancerogjene, banorët e zonës braktisin shtëpitë

10:43, 24/06/2021
A+ Aa A-

Fusha e mbetjeve urbane në Fier është kthyer në një kancer jo vetëm për familjet e bizneset aty pranë, por për të gjithë qytetin e Fierit, pasi era e rëndë mbizotëron në çdo shtëpi fierake.

NGA SYRI TV.

Në dimër, ujërat e dala prej mbetjeve janë toksike e derdhen në lumin Gjanica ku i bashkohen lumit Seman nëpërmjet "Vijës së ngjalës" e më pas derdhen në det.

Banorët theksojnë faktin se në verë tymi, kur i vënë zjarrin dhe aroma që lëshojnë plehrat bëhen të padurueshme.

Nga ana tjetër ambiebtalisti dhe inxhinieri i mjedisit Besmir Agalliu ka pohuar faktin se kjo metodë funksionimi që po bën bashkia Fier në lidhje me mbetjet urbane duhet paditur në Prokurori për masakër njerëzore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco