VIDEO/ Fusha e mbetjeve ‘kanceri’ i Fierit, banorët: Po na shkurtohet jeta

VIDEO/ Fusha e mbetjeve ‘kanceri’ i Fierit, banorët: Po na shkurtohet jeta

17:55, 23/06/2021
A+ Aa A-

Fusha e mbetjeve urbane në Fier është kthyer në shqetësim për të gjithë qytetin pasi era e pakëndshme ndjehet kudo. Ambientalisti Besmir Agalliu ngre alarmin pasi sipas tij edhe pse bashkia është në dijeni se po shkaktohet një masakër mjedisore deri më tani nuk ka marrë asnjë masë.

Nga SYRI TV

Fusha e mbetjeve urbane në Fier është kthyer në një kancer jo vetëm për familjet e bizneset aty pranë, por për të gjithë qytetin e Fierit pasi era e rëndë mbizotëron në çdo shtëpi fierake.

Banorët theksojnë faktin se në verë tymi kur i vënë zjarrin dhe aroma që lëshojnë plehrat bëhen të padurueshme.

Nga ana tjetër ambjentalisti dhe inxhinieri i mjedisit, Besmir Agalliu ka pohuar faktin se kjo metode funksionimi që po bën bashkia Fier në lidhje me mbetjet urbane duhet paditur në prokurori për masakër njerëzore.

Dhe derisa të përfundojë ky projekt i nisur nga bashkia e Fierit, situata do të vazhdojë e tillë ku banorët pranë kësaj fushe po largohen, bizneset po falimentojnë qytetarët fierak po sëmuren dita ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco