VIDEO/ Fshati që po braktiset në masë, bashkia e Elbasanit nuk i solli kurrë ujin e pijshëm

VIDEO/ Fshati që po braktiset në masë, bashkia e Elbasanit nuk i solli kurrë ujin e pijshëm

12:46, 23/06/2021
A+ Aa A-

Uji pijshëm është shndërruar në sfidë jetese për banorët e fshatit Bathës në Elbasan. Prej vitesh, ky fshat nuk ka njohur investim në rrjetin e ujësjellësit, ç'ka ua ka vështirësuar jetën banorëve. Këta të fundit shprehet se po detyrohen të braktisin zonën.

Fshati Bathës, edhe pse ndodhet vetëm 10 kilometra nga Elbasani, vuan prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre. Banorët e zonës i bëjnë apel bashkisë së Elbasanit që të mundësojë sjelljen e ujit në banesat e tyre, pasi zona ka ujë të bollshëm por mungojnë investimet.

Premtimet në kohë zgjedhjesh sipas tyre, kanë qenë të shumta por ende nuk është marrë asnjë masë për zgjidhje të këtij problemi jetik për ta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco