Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Sot temperatura deri në 40°C, nesër edhe më e lartë

Sot temperatura deri në 40°C, nesër edhe më e lartë

07:02, 23/06/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vala e të nxehtit nga afrikan, e cila po inflencon temperatura shumë të larta në vendin tonë gjatë kësaj jave. 

E mërkurë, 23 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       19/37°C

Zona e ulët         20/40°C

Zona bregdetare  22/35 °C

Kosova, e mërkurë,  23 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 19°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 36°C.

 

E enjte, 24 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë shumë të larta.   

Temperaturat:

Zona malore       19/38°C

Zona e ulët         21/41°C

Zona bregdetare  24/36 °C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco