Urgjenca Mjekësore: Temperaturat priten deri në 40 gradë celcius, oraret dhe këshillat si të mbroheni

Urgjenca Mjekësore: Temperaturat priten deri në 40 gradë celcius, oraret dhe këshillat si të mbroheni

16:26, 22/06/2021
A+ Aa A-

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, i bën thirrje që qytetarëve të tregohen të kujdesshëm me rritjen e temperaturave.

Masat e ngrohta të rrymave ajrore të cilat po përhapen nga Afrika në Mesdheun Qendror e Lindor, por edhe në Europën Lindore.

Mediat greke kanë publikuar hartën e të nxehtit afrikan që është përhapur në Europë, ndërsa nga këto rryma të nxehta do të preket edhe Shqipëria, duke u shtrirë deri në vendet Skandinave.

Ndërkohë  sipas të dhënave të parashikimit të Observatorit Kombëtar temperaturat maksimale pritet të arrijnë 38-39 gradë, ndërsa lokalisht mund të arrijnë mbi 40-gradë celsius.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” shpjegon hapat që duhet të ndiqen për të parandaluar dëmtimet nga i nxehti, ndërsa bën apel që të evitohet ekspozimi në diell nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Gjithashtu rekomandohet gjithashtu që të qëndrohet në ambiente të freskëta dhe të konsumohen sa më shumë lëngje.

Po ashtu për çdo urgjencë është vendosur edhe numri 127 për të kontaktuar me Urgjencë Mjekësore për çdo rast.

Njoftimi i plotë:

Ndihma e parë: Goditja nga i nxehti.

Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:

– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.

– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.

– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.

– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.

– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco