VIDEO/ Meteorologia për SYRI TV: Temperaturat anormale të qershorit do arrijnë deri 41°C

VIDEO/ Meteorologia për SYRI TV: Temperaturat anormale të qershorit do arrijnë deri 41°C

13:25, 22/06/2021
A+ Aa A-

Meteorologia Adiola Bani e Meteoalb tha sot për SYRI TV se temperaturat e larta këtë javë në vendin tonë pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celcius, një anomali e qartë kjo për muajin qershor, me një rritje prej 10 gradësh nga normalja.

Bani foli në edicionin e lajmeve të mesditës: “Jo vetëm vendi ynë, por i gjithë rajoni i Ballkanit preket nga masat ajrore nga veriu i Afrikës, që kanë sjellë temperatura të larta në vendin tonë, prezencë të grimcave të pluhurit; gjithashtu, edhe prezenca e lagështisë në ajër, bën që këto temperatura të ndihen akoma më të larta nga temperaturat e matura aktualisht".

"Këto kushte të motit në fakt do të mbeten jo vetëm gjatë ditës së sotme, ku termometri ngjitet në 37 apo 38 gradë Celcius në territorin shqiptar, por nga dita e nesërme dhe të paktën deri të premten, sërish do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave duke bërë që termometri të ngjitet në 40 po dhe 41 gradë Celcius.

Temperaturat e qershorit janë maksimale deri në 30 gradë Celcius dhe çdo vlerë mbi to është një anomali.

Duke filluar nga dita e nesërme ne kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave ku anomalia do të jetë me 10 gradë: nga 30 ne presim 40 apo 41 gradë Celcius në territorin shqiptar, situatë që do të vijojë deri në fundin e muajit qershor.

Qershori do të mbyllet me temperatura të larta. Dhe pse gjatë fundjavës ne presim një rënie me 1 apo 2 gradë, do të jetë një rënie e papërfillshme, jo shumë e ndjeshme e temperaturave të ajrit. Kështu që këto temperatura të larta  dhe kjo vala e të nxehtit afrikan, që ka përfshirë pothuajse gjithë rajonin e Mesdheut dhe kryesisht Italinë dhe Gadishullin e Ballkanit, i sjell këto temperatura të larta".

Kush pritet të jetë qyteti me temperaturat e larta?

“Në fakt, qytetet me temperatura më të larta në vendin tonë, - tha Bani, -  pritet që të jenë rrethinat e Shkodrës, disa zona në Shkodër, në Fushë Krujë. Edhe Tirana do të shënojë temperatura të larta, 38 – 39 gradë Celcius. Qytetet më të nxehta do të jenë Elbasani, Berati, Kuçova dhe më në jug, Gjirokastra dhe Tepelena.

Po ashtu edhe në zonat malore ne presin vlera të larta termike, si në zonën e Hasit e të Kukësit ku termometri ngjitet në 37 apo 38 gradë Celcius"./ar.sh/SYRI/NET

Ndiqni prononcimin e plotë në SYRI TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco