Temperatura afrikane në vend/ SHMU: Kujdes, në ajër ka prezencë të...

Temperatura afrikane në vend/ SHMU: Kujdes, në ajër ka prezencë të...

12:41, 22/06/2021
A+ Aa A-

Vendi ynë është përfshirë nga temperatura të larta, të cilat pritet të vazhdojnë përgjatë gjithë javës. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se duhet bërë kujdes, pasi temperaturat jo vetëm janë të larta, por në ajër ka prezencë të rërës.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në vendin tonë tashmë kanë depërtuar masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilat kanë sjellë jo vetëm temperatura të larta, por edhe prezencë të grimcave të rërës në ajër.

Edhe ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e këtyre masave. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen pa ndryshime ne vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës.

Më konkretisht në:

zonat malore 18°C deri në 34°C

zonat e ulëta 24°C deri në 39°C

zonat bregdetare 25°C deri në 36°C

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco