Moti të martë e të mërkurë, 22 -23 qershor 2021

Moti të martë e të mërkurë, 22 -23 qershor 2021

07:19, 22/06/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vala e të nxehtit nga Afrika e cila do të sjellë temperatura të larta në vendin tonë gjatë kësaj jave. 

E martë, 22 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në jug dhe Jug-lindje. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       18/34°C

Zona e ulët         20/38°C

Zona bregdetare  22/34 °C

Kosova, e martë,  22 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me mjegull në mëngjes. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 18°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 34°C.

E mërkurë, 23 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       19/37°C

Zona e ulët         20/40°C

Zona bregdetare  22/35 °C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco