Brataj: Çfarë pritet të ndodhë me COVID-in në vjeshtë

Brataj: Çfarë pritet të ndodhë me COVID-in në vjeshtë

20:46, 21/06/2021
A+ Aa A-

Edhe pse situta e pandemisë së covid-19 në Shqipëri është nën kontroll, vendi ynë nuk do ti shpëtojë një vale tjetër në vjeshtë.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj shprehet se duhet të përgatitemi për një valë të tretë.

Brataj tha në Abc, se vala e tretë që parashikohet nga virologët nuk pritet që të jetë në nivelin e dy të parave, që kaluam.

“Sot po thoshte një virolog i Universitetit të Milanos, që varianti “Delta” do të shkaktojë infektime në vjeshtën e ardhshme. Sigurisht që do të presim infektime nga “Delta”. Ata njerëz që nuk janë vaksinuar apo kaluar sëmundjen në një mënyrë apo tjetër do të atakohen.

Sigurisht që na bën më optimistë vaksinimi në Shqipëri. Po të kapet 2 mln (vaksinime) brenda vjeshtës, situata do të jetë më e menaxhueshme, por nuk e dimë se cfarë do vijë.

Nuk mund të flasim kaq lirshëm. Virologët parashikojnë një valë tjetër në vjeshtë, do të jetë edhe “vala e bishtit” të kësaj pandemie, jo e atyre përmasave që kaluan, por janë jetë njerëzish që duhen mbrojtur. Nuk ka marrë fund” tha Brataj.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco