VIDEO/ 50% e të punësuarve, pagë 320 euro, INSTAT: U ul paga mesatare

VIDEO/ 50% e të punësuarve, pagë 320 euro, INSTAT: U ul paga mesatare

11:15, 21/06/2021
A+ Aa A-

Gjysma e personave të punësuar në Shqipëri paguhen me pagë deri në 320 euro në muaj. Sipas INSTAT, rritja e pagës minimale me vendim qeverie ka ndikuar edhe në kategoritë e tjera të të punësuarëve në vend, ndërkohë që është vënë re një ulje e pagës mesatare gjatë tre muajve të parë të vitit

SYRI TV

Gati 50% e shqiptarëve të punësuar në vend, marrin më pak se 40 mijë lekë ose 320  euro, sipas INSTAT. Ndërkohë, rritja e pagës minimale me 15% në fillim të këtij viti, nga 26,000 lekë në 30, 000 lekë dha efekt rokadë edhe për nivelet e tjera të pagave. Të dhënat zyrtare nga INSTAT, që u referohen listë-pagesave në Tatime, tregojnë se kategoritë që paguajnë sigurime me paga të larta janë rritur në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë janar-mars 2021, nga totali i të punësuarve, 34 .3% e tyre kanë deklaruar në tatime pagë zyrtare prej 30 mijë lekësh.

Një vit më parë, në këtë kategori, ishin të deklaruar 26.4% e totalit të të punësuarve. Shtimi i numrit të punonjësve në kufirin e pagës minimale erdhi për shkak të rritjes që ndodhi në fillim të vitit, nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë. Rrjedhimisht rritje shënoi edhe numri i të punësuarve që paguhen me paga 30,000 – 40,000 lekë, me gati 2 pikë përqindje në raport me fillimin e vitit 2021. Rritja e pagës minimale, sipas bizneseve, ka tërhequr në shumë raste edhe nivelet e tjera, në mënyrë që të ruhen diferencat mes kategorive të ndryshme të të punësuarve.

Rritjen më të madhe në numër e shënoi kategoria e të punësuarve me 60,000-95,000 lekë. Kjo kategori zuri 22.4% të totalit të të punësuarve në tremujorin e parë, me rritje vjetore 3.2 pikë përqindje. Gjithashtu në totalin e punësimit u rrit më tej pesha e punonjësve që paguhen mbi 95 mijë lekë. Në të kundërt kategoria rreth pagës mesatare shënoi ulje. Punonjësit me paga 50-60 mije lek shënuan ulje me 1.1 % në totalin e punësimit në raport me tremujorin e parë. Ulja erdhi si rezultat i kalimit në një kategori më të lartë të pagave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco