FOTO/ Ja si do të jetë moti për ditën e hënë

FOTO/ Ja si do të jetë moti për ditën e hënë

23:11, 20/06/2021
A+ Aa A-

Po ju njohim me parashikimin e motit rreth javës që presim përpara për të cilën duhet të përgatitemi për një ‘ferr’ të vërtet.

Kjo ndodh për shkak se vendi ynë parashikohet të ndikohet nga një valë e të nxehtit (masa ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut dhe pjesërisht edhe nga Afrika Sahariane), bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përgjatë pjesës më të madhe të ditës.

Por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje të vendit. Këto vranësira ditën e Hënë në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtër.

Ashtu sicc duket dhe në tabelën bashkëlidhur, ajo që e bën të veçantë këtë javë janë temperaturat e larta dhe të nxehta me ditë të tëra.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco