VIDEO/ Familja Totaj, prej 4 vitesh jeton në çadër: Qeveria e bashkia premtime boshe

VIDEO/ Familja Totaj, prej 4 vitesh jeton në çadër: Qeveria e bashkia premtime boshe

13:08, 20/06/2021
A+ Aa A-

Premtimet e bëra nga kryeministri Rama për strehimin e të gjithë familjeve që humbën shtëpinë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 janë hedhur poshtë nga dëshmitë e banorëve të bashkisë Dimal që ende jetojnë në çadra. Pa mbështetje dhe pa shpresë së do të kenë një çati mbi kokë, familja Totaj në fshatin Poshnje ben apel për ndihmë qe edhe ata të kenë kushtet minimale për të jetuar.

Nga Syri Tv

Me një shtëpi të dëmtuar e shkatërruar tërësisht nga tërmeti,Familja e Reshat Totaj e cila jeton në në fshatin Poshnje të bashkisë Dimal apelon për ndihmë.Banesa e tyre e cila u dëmtua fillimisht nga tërmeti i vitit 2017,më pas nga tërmeti i shtatorit 2019 dhe tërmeti i 26 nëntorit i dha goditjen e fundit shtëpisë duke e kthyer në gërmadhë dhe duke e bërë të pabanueshme.

Kryefamiljari shprehet se Pas rrënimit të banesës,një komision verifikimi i bashkisë Dimal ka ardhur në këtë zonë,ku pasi bëri verifikimin e dëmeve doli në konkluzionin se banesa e familjes Totaj është e pabanueshme. Komisioni bëri asokohe edhe vlerësimin e dëmit në shumën e rreth 14 milion lekëve (të vjetra),lekë që familja si ka marrë as sot e kësaj dite.

Kryefamiljari Rreshat Totaj shprehet se,që nga tërmeti i vitit 2017 dhe deri në ditët e sotme,familja e tij jeton prej 4-vitesh në çadër,ndërsa kur bie shi ata futen në shtëpinë gërmadhë,duke rriskuar edhe jetën.

Familja e Rreshat Totaj e cila banon në fshatin Poshnje të bashkisë Dimal  përbëhet prej 7 pjesëtarësh,ku më i vogli është 6-vjeç dhe më e madhja është nëna 69-vjeçe.Ata apelojnë për ndihmë nga instancat shtetërore pasi prej 4 vitesh janë lënë në mëshirë të fatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco