VIDEO/ Apeli drithërues për ndihmë i nënës matjane për djalin 29 vjeçar që po lufton për jetën

VIDEO/ Apeli drithërues për ndihmë i nënës matjane për djalin 29 vjeçar që po lufton për jetën

12:23, 20/06/2021
A+ Aa A-

29 vjecari Klodian Ceka nga fshati Shëlli në Mat vuan nga një sëmundje e quajtur Limfa që po I rrezikon jetën. Të riut i duhet të bëjë një operacion për transplant gjaku në Turqi, dhe për këtë duhen 40 mijë euro. Prindërit të përlotur bëjnë apel shqiptareve që ta ndihmojnë duke theksuar se nuk mund të humbasin një tjetër djalë.

Nga Syri TV

Ky është apeli i një nëne të përlotur në fshatin Shëlli i Njësisë Administrative Macukull në Mat, e cila kërkon ndihmë për kurimin e djalit të saj, pasi vuan nga një sëmundje e rralle,  e quajtuar Limfa.  29 vjecari Klodian Ceka prej vitesh ka probleme me shendetin dhe për tu shëruar ai ka nevojë për një tranfuzion gjaku në një spital në Tuqi. Por për transplantin e gjakut duhet 40 mije euro, një kosto kjo e papërballueshme për familjen Ceka. Sëmundja është e shërueshme nesë do të behëht operacion dhe vetë 29 vjecari bën thirrje për ndihmë.

Prindërti e Klodianit e kanë humbur më herët një djal dhe nuk duan që të humbasin djalin tjetër për shkak të pamudësisë financciare. Ata tregojne kalvarin e vuajjtjes prej dy vitesh nëpër spitale dhe shprehen se nuk kanë mundesi për të përballuar këtë kosto dhe theksuar se sipas mjekëve, nese nuk bëhet transplanti i gjakut, jeta e djalit rrezikohet.

Kushuriri i Klodianit, Artan Ceka thotë se 7 kimioterapite që ka bërë I kanë kushtuar familjes nga 1600 ero secila dhe se nuk kanë mundesi për të përballuar operacionin pasi të gjitha familjarët janë të papunë.

Shpresa e vetme për ta kryer këtë ndërhyrje të nevojshme për Klodian Cekën, mbetet humanizmi i shqiptarëve dhe kujtdo që ka mundësi ta ndihmojë. Kushdo që dëshiron të ndimojë Klodianin të shërohet mund të kontaktoje në numrin e telefonit 0682421495 dhe të flas me familjaret për mënyrë e dhurimit të shumës monetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco