Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

23:12, 19/06/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Për ditën e Diel vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira (të pakta) kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

Era do të fryjë me drejtm verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 32°C

zonat e ulëta 14°C deri në 36°C

zonat bregdetare 15°C deri në 34°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco