VIDEO/ Plazhi i Zvërnecit pa roje bregdetare, pushuesit: Kemi frikë të lejmë fëmijët në det

VIDEO/ Plazhi i Zvërnecit pa roje bregdetare, pushuesit: Kemi frikë të lejmë fëmijët në det

16:31, 19/06/2021
A+ Aa A-

Bizneset të cilat operojnë gjatë vijës bregdetare në plazhin e Zvërnecit nuk ofrojnë aspak siguri për turistët edhe pse këta të fundit paguajnë për shërbimin. Të intervistuar nga SYRI TV turistët e ndryshëm pohojnë se ndihen të pasigurt dhe shpresojnë që qeveria të marrë masa sa më shpejt.

Vetëm një ditë më parë një turist austriak u mbyt në Vlorë, por askush nuk duket se ka marrë masat për të shmangur të tilla ngjarje të rënda. Në vëzhgimin e bërë nga Syri Tv në plazhin e Zvërnecit ku operojnë me dhjetra biznese, asnjëri nuk ka persona të kualifikuar të cilët të ofrojnë siguri për pushuesit. Këta të fundit paguajnë për shërbimin nga 400-500 lekë të rinj, por sërish kullat e vrojtimit janë jashtë funksionit.

Duket se ashtu si dhe plazhi publik as ai privat për të cilat turistët paguajnë, nuk ofrojnë shërbimin e nevojshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco