VIDEO/ Plazhi i Semanit është gati për sezonin turistik, biznesi: Presim një vit ndryshe nga 2020

VIDEO/ Plazhi i Semanit është gati për sezonin turistik, biznesi: Presim një vit ndryshe nga 2020

14:47, 19/06/2021
A+ Aa A-

Plazhi i Semanit duket se është gati të presë turistët vendas e të huaj. Bizneset pohojnë faktin se presin një sezon turistik më të mirë se viti I kaluar ku mbyllja prej pandemisë shkaktoi dëme të mëdha ekonomike.

Nga SYRI TV.

Plazhet e Darzezës dhe Semanit po kthehen gjatë viteve të fundit në të preferuarit e shumë  turistëve të huaj, pasi janë plazhe të virgjëra me rërë të pastër dhe ujë të kthjellët.

Rreth 25 biznese sezonale në bregdetin e Semanit janë bërë gati për të pritur pushuesit për sezonin e ri veror ndërkohë qe pohojnë faktin se ndryshe nga një vit më parë, bashkia e Fierit ka marrë masa që të zhvillohet një sezon sa më i mbarë.

Ndërkohë që kushtet atmosferike kanë treguar se ka nisur një verë e lagësht, por edhe me temperatura të larta, ende pushuesit vendas e të huaj në plazhin e Semanit nuk kanë nisur ta frekuentojnë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco