Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Fluks pushuesish kosovarë në Morinë: Vijmë çdo vit në Shqipëri, plazhet duhen përmirësuar

VIDEO/ Fluks pushuesish kosovarë në Morinë: Vijmë çdo vit në Shqipëri, plazhet duhen përmirësuar

14:24, 19/06/2021
A+ Aa A-

Rritja e temperaturave dhe lehtësimi i masave kufizuese ka bërë që pushuesit nga Kosova por edhe të vendeve fqinje të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.

Nga SYRI TV

Kjo fundjavë në pikën e kalimit kufitar të Morinit ka nisur me fluks të lartë mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Bregdeti shqiptar tashmë mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve që kanë nisur edhe pushimet sezonale.

Pavarësisht se vit pas viti vizitojnë bregdetin shqiptar kosovarët shprehen se ka vend për përmirësimi siç janë vendosja e rojeve bregdetare dhe pastrimi i mbeturinave

Ndërkohë Policia Kufitare e Morinit  bëri me dije se fluksi ka nisur që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës por fluks ka pasur edhe pasditen e së premtes.

Sipas Policisë Kufitare, që me fillimin e sezonit turistik në Morinë po punohet me procedurë të përshpejtuar dhe me gjashtë sportele.

E njëjta procedurë është ndjekur edhe para fillimit të sezonit turistik 2021 ku ka pasur një fluks të madh të qytetarëve dhe mjeteve nga Kosova por edhe vendet e tjera të rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco