Po e prisni me padurim të dielën? Meteorologët tregojnë si pritet të jetë moti Pult, Shkodër, qershor 2021

Po e prisni me padurim të dielën? Meteorologët tregojnë si pritet të jetë moti

14:17, 19/06/2021
A+ Aa A-

SHMU njoftoi sot se ditën e diel vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira (të pakta) kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

Era do të fryjë me drejtm verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 14°C deri në 32°C
zonat e ulëta 14°C deri në 36°C
zonat bregdetare 15°C deri në 34°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco