VIDEO/ Gazetari italian flet në SYRI TV: Emisionet televizive, një fabrikë e imoralitetit

VIDEO/ Gazetari italian flet në SYRI TV: Emisionet televizive, një fabrikë e imoralitetit

11:34, 18/06/2021
A+ Aa A-

"Unë ju akuzoj, Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi... Unë ju akuzoj se jeni ndër fajtorët kryesorë të kalbëzimit kulturor të vendit tonë, barbarizimit të tij shoqëror, korrupsionit moral, destabilizimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik të të rinjve tanë, shtrembërimit arsimor të fëmijëve tanë." -  Letra e Hapur e publikuar në FB nga gazetari dhe mësuesi italian Marco Galice, e cila akuzoi drejtuesit më të famshëm të televizioneve në Itali.

Por sot, gazetari Galice u ftua për të thënë fjalën e tij, kritikën e tij të fortë, në SYRI TV. Drejtuesit e emisionit të mëngjesit “Kafe Shqeto”, Dori Daka dhe Flavio Qarri zhvilluan një intervistë me profesorin që ndërmori krejt i vetëm një protestë të kësaj natyre, por që zgjoi vëmendje të fuqishme falë rrjeteve sociale.

“Prof. Galice, cili ishte ai moment i mbushjes së kupës kur ju vendoset se duhet të shpreheshit publikisht kundër institucioneve të ndryshme mediatike, që sipas jush po dëmtojnë rëndë shoqërinë dhe veçanërisht rininë?” - ishte pyetja e parë që iu drejtua nga Daka.

Dhe Galice argumentoi: “Jam mësues prej 20 vjetësh dhe shoh studentët e mi skllevër të modeleve të promovuara nga televizioni dhe të atyre mesazheve çedukuese; sigurisht, pandemia e Covid dhe fakti që duhet të rrinin në shtëpi pa mësim fizikisht në shkollë e ka rritur këtë gjendje të të rinjve dhe këto modele që i bëjnë të dalin nga vetja.

Nga kjo ndjenjë frustrimi lindi dhe kjo letër që është një shfryrje mllefi, por dhe një akuzë që kërkon të thërrasë autorët dhe spektatorët e këtij televizioni, të marrin përgjegjësitë e tyre”.

Ndiqni intervistën e plotë në "Kafe Shqeto":

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco