Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

EMRI/ Hapte llogari me shuma marramendëse, ekstradohet 45-vjeçari, bashkëpunëtor dhe në pengmarrjen e një gruaje

EMRI/ Hapte llogari me shuma marramendëse, ekstradohet 45-vjeçari, bashkëpunëtor dhe në pengmarrjen e një gruaje

13:51, 17/06/2021
A+ Aa A-

Një 45-vjeçar identifikuar si Besnik Sadikaj është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë, ku e pret një dënim me 7 vite burg, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sadikaj dyshohet se në periudhën mes viteve 2009-2010  ka hapur disa llogari në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, në shuma të konsiderueshme në euro, të ardhura të cilat nuk janë justifikuar me burime të ligjshme.

Gjithashtu, ky shtetas dhe disa shtetas të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi në bashkëpunim dyshohen për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës, Interpol Romës dhe homologëve, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet drejt Shqipërisë, 45-vjeçari i dënuar me 7 vite burg. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Interpol Romës dhe Interpol Athinës, u bë e mundur kapja në Itali, ekstradimi drejt Athinës dhe më pas drejt vendit tonë, i shtetasit Besnik Sadikaj 45 vjeç.

Shtetasi Besnik Sadikaj është arrestuar nga autoritetet policore italiane, me qëllim ekstradimin Athinës e më pas drejt Shqipërisë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet heqje lirie, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi gjatë periudhës 2009-2010, ky shtetas ka hapur disa llogari në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, në shuma të konsiderueshme në euro, të ardhura të cilat nuk janë justifikuar me burime të ligjshme.

Gjithashtu, ky shtetas dhe disa shtetas të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi në bashkëpunim dyshohen për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco