Donacioni mbi 1.2 milionë euro për tërmetin, Grupi BALFIN nis dhurimin e apartamenteve nga Lezha

Donacioni mbi 1.2 milionë euro për tërmetin, Grupi BALFIN nis dhurimin e apartamenteve nga Lezha

11:50, 17/06/2021
A+ Aa A-

Grupi BALFIN dhe Tirana Bank kanë dorëzuar çelësat e shtëpisë një tjetër familjeje që mbeti pa një strehë pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Familja Rama nga Spiteni i Lezhës u rikthye të banojë nën një strehë të sigurt, kësaj here në qytet, ashtu si edhe 10 familje të tjera që kanë marrë apartamente nga Grupi BALFIN deri më tani.

Tre ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 që goditi Shqipërinë, Bordi Drejtues dhe Shoqëritë e Grupit BALFIN, nën kujdesin e veçantë të Presidentit të grupit, Samir Mane, vendosën të dhuronin 1.2 milionë euro për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura më rëndë nga tërmeti. Nëpërmjet donacioneve direkte kesh në fondin përkatës shtetëror dedikuar për këtë qëllim dhe përmes dhurimit të disa apartamenteve Entit Kombëtar të Banesave, BALFIN u mundua që të bëjë të tijën për t’iu gjendur pranë komuniteteve dhe familjeve më të dëmtuara dhe më në nevojë.

Për të bërë dorëzimin e njërit prej apartamenteve në fjalë, dje ishin të pranishëm në qytetin e Lezhës, Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Stefan Çipa dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, z. Dritan Mustafa.

Gjatë dorëzimit të shtëpisë, Drejtori i Përgjithshëm i Tirana Bank, z. Dritan Mustafa, u shpreh: “Sikurse e kemi parë shpesh gjatë këtyre viteve, Grupi BALFIN ka treguar një kujdes të veçantë për Përgjegjësinë Sociale, për t’i qëndruar pranë njerëzve dhe familjeve, kudo që ato kanë nevojë, në komunitetet ku Grupi operon. I tillë është edhe rasti i sotëm në Lezhë, ku ne si Tirana Bank po i dorëzojmë çelësat e banesës së re familjes Rama. Do të veprojmë njëlloj edhe me të gjitha familjet e tjera përfituese të apartamenteve, si një angazhim i veçantë edhe i z. Mane. Ta gëzojë shtëpinë e re Pashku dhe familja e tij”. 

Falë kontributit të Tirana Bank, në kuadër të ndihmës së ofruar nga Grupi BALFIN për qytetarët e Shqipërisë, 60 vjeçari Pashk Rama dhe familja e tij kanë marrë një shtëpi të re pasi shtëpia e tyre u dëmtua në mënyrë të pariparueshme gjatë tërmetit. Pashk Rama trajtohet me pension invaliditeti dhe tërmeti vetëm sa ja bëri edhe më të vështirë jetesën në fshatin Zejmen të Lezhës.

Pashk Rama dhe bashkëshortja e tij u dukën tepër të gëzuar për shtëpinë e tyre të re dhe falënderuan Grupin BALFIN dhe Tirana Bank për donacionin, si dhe institucionet publike që ndërmjetësuan.

Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, z. Stefan Çipa bëri thirrje që: “edhe bizneset e tjera të kontribuojnë për kapërcimin e kësaj vështirësie të përbashkët që na e bëri ‘dhuratë’ natyra pas këtij tërmeti shkatërrimtar”.

Grupi BALFIN, nëpërmjet qytetarëve të identifikuar nga Enti Kombetar i Banesave, ka dhuruar deri më tani 11 apartamente për personat e dëmtuar në qytete si Durrësi, Kavaja dhe Lezha, ku pasojat e tërmetit kanë qenë më të mëdha.

Nga kompanitë e Grupit, ky ka qenë një kontributi direkt i Tirana Bank, Neptun Albania dhe Spar Albania.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco