VIDEO/ Rishfaqet gripi i shpendëve në vend, në Peqin zogjtë i groposin të gjallë

VIDEO/ Rishfaqet gripi i shpendëve në vend, në Peqin zogjtë i groposin të gjallë

10:49, 16/06/2021
A+ Aa A-

Rishfaqet gripi i shpendëve në disa zona të vendit. Bëhet fjalë për një fermë në Peqin ku janë konstatuar disa shpendë problematike dhe sipa kreut të Shërbimit Veterinar të Elbasanit, Fatmir Onuzi, duket se bëhet fjalë për shpendë migratorë.

Drejtuesit e emisionit Kafe Shqeto në Syri TV, Dori Daka dhe Flavio Qarri, e kanë trajtuar këtë problem mëngjesin e së mërkurës në studio, me zhvillimet më të fundit nga Peqini, me raportimet dhe intervista.

Korrespodenti i SYRI TV, Genc Sejdini, njoftoi se “në qarkun e Elbasnait deri në këto momente është konfirmuar në Peqin, rasti i parë i virusit të shpendëve në një fermë. Pronari i kësaj ferme ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për t’i zhdukur ato, duke i groposur të gjalla në oborrin e banesës së tij. Bëhet fjalë për nëj numër të lartë shpendësh që ka pasur, 200-300 pula dhe gjela për t’i rritur dhe shitur në treg. Pas konfirmit pozitv me virusin e shpendëve, ai ka vendosur t’i groposë në oborrin e tij, në zonën e Karinës në Peqin.”

Intervista të tjera në kronikën e SYRI TV:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco