Masat e reja anti-Covid/ Nga sot lejohen grumbullimet mbi 50 veta

Masat e reja anti-Covid/ Nga sot lejohen grumbullimet mbi 50 veta

19:55, 15/06/2021
A+ Aa A-

Nga sot grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Ministria e Shëndetësisë lajmëron se rregulli i ri hyn në fuqi nga sot. Sipas MSH, në ambiente të jashtme do lejohen 50 persona, nga 10 që ishte më herët.

"Plani i lehtësimit të masave antiCOVID duhet të shoqërohet me respektim të rregullave, për kufizimin e përhapjes së COVID", shkruan ministria.

Kujtojmë se nga 1 qershori është hequr detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse janë ambientet e jashtme, por ajo është e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme. Gjithashtu ora policore është shtyrë me 60 minuta dhe fillon nga ora 23:00-06:00. Nga 1 korriku do të hyjnë në fuqi masa të reja.

Nga 1 Korriku:

• ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.

• Orari per  muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco