EMRI/ Infermieri i QSUT humbi njërën këmbë, tani rrezikon tjetrën

EMRI/ Infermieri i QSUT humbi njërën këmbë, tani rrezikon tjetrën

18:17, 15/06/2021
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar apelon për ndihmë tek të gjithë shqiptarët, pasi rrezikon që të humbasë këmbën e tij për shkak të një sëmundje. Eriseldi, infermier pranë Onko-Hematologjisë pediatrike në QSUT ka amputuar këmbën e djathtë dhe tani ka probleme me enët e thella të gjakut të këmbës tjetër dhe barkut.

Mjekët në Itali i kanë këshilluar ndërhyrje kirurgjikale të enëve të gjakut sa me shpejt që mos t’i rrezikohet jeta.

Reagimet nga kolegët e tij kanë qenë të shumta, ndërsa ata i janë bashkuar apelit për ndihmë.

“Ai është një djalë plotë energji dhe profesionist i devotshëm në një shërbim të vështirë, ku hallet e fëmijëve me diagnoza të tilla e bëjnë atë dhe më të ndjeshëm dhe më pranë tyre. Optimizmi i tij për jetën dhe profesionin më bëri ta admiroj atë djalë. Secili nga ne është i rrethuar nga hallet dhe problemet e përditshme, ku dikush më pak dhe dikush më shumë. Faleminderit shumë të gjithë njerëzve dhe kolegëve që më kanë shkruar për ta ndihmuar Erin. Në halle dhe probleme t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit? Zoti i dhëntë forcë Erit që ta përballoj këtë problem shëndetësor!

Ai dhe ne jemi bashkë për të?”, shkruan një prej kolegëve të tij.

ERISELDI TELHALLARI, IBAN:AL93202110750000000021163311

Nr. tel: 069 313 3503

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta15/06/2021 19:10

Paraisa ditesh, mjeket ne Dures, donin ti prisnin kemben nje djali te ri.....mendoi se vuante na po e njejta semundje e neve te gjakut si Eriseldi......dikujt nga familjaret e tije, i shkon mendja tek kardiologu Maksim Llambro ne spitalin Hygea, mjek qe me shume sukses munde ta quash edhe gjeni ne zanatin e tije....Doc. Maksi ja pastroi enet e gjakut dhe djalit i shpetoi kemba nga prerja.....mire behet te konsultohet njehere edhe Eriseldi me kardiologun Llambro....

Shto koment

Denonco