Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Bilanci ditor i Covid/ 8 raste të reja, 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Bilanci ditor i Covid/ 8 raste të reja, 1 humbje jete në 24 orët e fundit

17:51, 15/06/2021
A+ Aa A-

Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Vlora është qarku i parë ku nuk ka raste aktive me Covid19.

15 Qershor - Megjithë situatën e përmirësuar epidemilogjike në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3,375 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.

Vlora është qarku i parë në vend ku nuk ka raste aktive me Covid19. Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Prej tyre, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e ka fituar dot betejën me Covid19 një qytetar 73 vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (15 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        8

Të shëruar në 24 orë      14

Të shtruar në spitale      19

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3,375

Testime totale            762,976

Raste pozitive             132,469

Raste të shëruara        129,879

Raste Aktive                  136

Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       43

Tiranë          37

Berat             17

Durrës          11

Lezhë           7

Elbasan        6

Gjirokastër    6

Korçë           3

Dibër             3

Fier                2

Kukës           1

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco