U përdhunua 12 vjeçe, nuk mbaron ankthi i Erës: Nuk më lë rehat, më kërcënon, më rikthen tmerrin

U përdhunua 12 vjeçe, nuk mbaron ankthi i Erës: Nuk më lë rehat, më kërcënon, më rikthen tmerrin

14:57, 15/06/2021
A+ Aa A-

Historia e trishtë e Erës,  e cila u përdhunua në moshën 12-vjeçare, u trajtua sot sërish në emisionin “Me zemër të hapur”.

Tashmë 19 vjeçe, ajo tregon se si bashkëjetoi gjithë këto vite me makthin dhe ankthin.

Era, tashmë duket se dhimbjen e saj ka zgjedhur ta shpërndajë në faqen e një libri të shkruar me poezi.

“Njollë Mbi Emrin Tim” e ka titulluar Era librin e saj të parë.

Aty ajo çjerr vërtetësinë e shpirtit të mbytur në padrejtësitë që iu bënë.

Një javë më parë, Era rrëfeu kalvarin e gjatë të një jete plot dhimbje e padrejtësi, e ndërsa sot ajo ishte sërish në studio, pasi vazhdon të dhunohet psikologjikisht nga ky person që dikur e abuzoi dhe e dhunoi, i cili mesa duket ende nuk dëshiron ta lerë te qetë.

Era: Të gjitha k?to ditë unë kam pasur një ngarkesë të madhe për shkakun se dola në transmetim.

As familja ime nuk më mirpriti, nëna ështê akoma duke gjykuar faktin që jemi akoma me turp.

Babi u keqkuptua sepse tha pse e tregove n? emision q? ishte ulur të darkonte me babain e abuzuesit.

Por unë babit dua ti them se e dua shumë dhe e kam falur edhe për këtë gjykim sepse ai është babai im.

Agresori nuk më ka lenë kurre rehat, ai gjithmonë ka hapur adresa fallco, ku më ka komentuar apo shpërndare foto në rrjetet sociale. Agresori më shan dhe më akuzon, m? ofendon familjen, motrën time të vogël.

Ai më kërcënon për motrën e vogël, shprehet që “do vij të djeg me gjithë banesë”.

Nëna e agresorit dikur më merrte në telefon dhe më thoshte do të vëm? flakën po nuk hoqe denoncimin.

Ai vazhdon të më kërcënoj me fjalët më fyese që ekzistojnë, mendoj se është momenti policisë tani.

Ai më ka thënë gjëra të cilat nuk janë etike, më përmend aktin që kreu me mua, është e dhimbshme, më rikthen atë tmerr që nuk di çfarë të veproj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco