Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Billa feston show roomet e reja ne jug te vendit

Billa feston show roomet e reja ne jug te vendit

15:04, 14/06/2021
A+ Aa A-

Kompania “Billa”, lider në tregun shqiptar për produktet e pllakave, parketeve, hidrosonaitareve dhe mobilieve zgjeron aktivitetin e saj, me hapjet e showroom-eve në jug të vendit.  Në Showroom-in e ri në Gjirokastër, tashmë do të gjendet e gjithë gama e produkteve Billa, lehtesisht e aksesueshme edhe nga zonat përreth përfshirë Permet, Memaliaj dhe Tepelenë. Në të njëjtën kohë përurohet edhe ekspozita e re në Sarandë. Hapësirat e reja ,niveli i ekspozimit dhe i shërbimit tanimë janë në lartësinë e ketij qyteti që është edhe qëndra me e rëndësishme e bregdetit për industrinë mbështetëse të ndërtimit.

Me këto dy showroome synohet ti jepet zgjidhje kërkesës së klientëve në jug të vendit për produkte cilësore por dhe me çmime konkurese duke ofruar hapesira, gamë produktesh e nivel sherbimi të standardeve më të larta.

Hapjet janë në vazhdën e zgjerimit të kanalit të shitjeve nëpërmjet modelit franshize.  Ashtu sikurse edhe brandet më të njohura globale, Billa i jep mundësi sipërmarrësve dhe investitorëve të rinj të bëhen pjesë e rrjetit të shitjeve duke i dhënë të drejtën e hapjes se showroomeve nën emrin dhe menaxhimin e saj.

Ky është shembulli më i mirë i sinergjisë mes ambicjes së sipërmarrësve lokale, që gershetohet me modelin e stukturuar operacional të kompanisë lider në tregun shqiptar.

Vetë Billa fton individë e biznese që aspirojnë një zhvillim të shpejtë por serioz ekonomik të aplikojnë për të marrë të drejtën e hapjes së një show roomi nën emrin e saj . Aplikimi mund të realizohet lehtësisht nëpërmjet faqes web billa.al ose rrjeteve sociale.

Kompania numëron showroome dhe degë distribucioni në disa vende të bashkimin evropian. Prej vitesh shtrirja e pandalur gjeografike në Shqipëri dhe Evropë e ka renditur këtë korporatë në faktorin më të rëndësishëm rajonal për tregun e pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.

Hapja do të shoqërohet me një ofertë të papërsëritshme për 8 ditë, në të gjithë vendin, ku të gjitha produktet do jenë në ofertë nga data 15-22 qershor.

Të prirur nga filozofia e tyre “shit shumë e fito pak” e me moton “Cilësia s’ka pse të jetë e shtrenjtë”, Billa hedh hapin e radhës në ndërtimin e një prej historive më të suksesshme për biznesin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco