Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

‘Kur të shikoni që pula ka lot në sy dhe…’/ Eksperti i ushqimit jep këshilla për të shmangur virusin e shpendëve

‘Kur të shikoni që pula ka lot në sy dhe…’/ Eksperti i ushqimit jep këshilla për të shmangur virusin e shpendëve

13:29, 14/06/2021
A+ Aa A-

Përhapja e virusit të shpendëve në vendin tonë ka shtuar edhe panikun tek qytetarët. Për këtë ekspertët e ushqimit kanë dhënë këshillat e tyre, si duhet të veprojnë me shpendët për të shmangur përhapjen e virusit H5N8.

 Eksperti i ushqimit, Adbyl Sinani këshillon qytetarët se në rast se shikojnë një pulë me lot në sy ose të trullosur, duhet ta  izolojnë atë.

Po ashtu, eksperti thotë se në mënyrë kategorie pula me këto shenja nuk duhet prekur me dorë, por vetëm duke mbajtur doreza.

“Kur të shohim një pulë që ka lot në sy, jashtëqitje si ujë dhe e trullosur, duhet që ta izolojmë atë. Jo vetëm atë, por edhe pulat e tjera. Nëse ne dimë zonat që i ka dhënë autoritetet përkatëse, atëherë nuk konsumojmë mishin e marrë atje.  Autoriteti i ushqimit duhet të bëjë analizat. Virusi nuk e prek lehtë organizimin e njeriut, prek proteinën e pulës”, tha eksperti i ushqimit për Tch.

“Nëse e prekni me duar, aty është rreziku. Por nëse përdorni doreza është në rregull”, tha eksperti i ushqimit, i cili shtoi se porosia kryesore është që të largohesh nga konsumimi i pulës në ato vatrat që janë bërë të ditura se ka virus.

Sinani vijoi duke thënë se mishi futet edhe në sallam, e si pasojë kërkohet një analizë e të gjitha produkteve të mishit të pulës.

I pyetur nëse njerëzit duhet që të rrinë të qetë, eksperti i ushqimit tha “jo”. “Duke menduar se çfarë hoqëm nga Covid, tani duhet të jemi më të kujdesshëm. Kërkohet një kontroll edhe më i madh. Kohët e fundit është bërë një punë shumë e madhe në drejtim të kësaj. Vetë konsumatori e di që mishi ruhet në një temperaturë të caktuar, e nëse temperatura është më e lartë në supermarketin ku e blen, atëherë kuptohet se mishit i kanë ikur disa proteina”, shtoi Sinani.

Kujtojmë që në vendin tonë deri tani janë raportuar tre vatra me virusin e shpendëve, në Dajt, Fushë-Krujë dhe një fshat në Tropojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco