E artë dhe me portretin e Asdrenit, ja si duket kartmonedha e re që do hidhet në treg

E artë dhe me portretin e Asdrenit, ja si duket kartmonedha e re që do hidhet në treg

14:28, 13/06/2021
A+ Aa A-

Pas 20.000 lekëshit dhe 50.000 lekëshit të ri në Shqipëri ka nisur hedhja në treg e kartmonedhës 10.000 lekëshe e cila do të mbajë portretin e Asdrenit.

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në orën 11:00 më 15 qershor do të bëhet prezantimi i dy prerjeve të kartomonedhave përkatësisht 1000 Lekë dhe 10,000 Lekë. Risi në këtë prezantim do të jetë prerja e kartmonedhës 10,000, pasi më parë në Shqipëri nuk ka pasur monedhë të tillë.

“Ditën e martë, datë 15 qershor 2021, ora 11:00, në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1000 Lekë dhe 10000 Lekë”,-njofton Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë që gjatë vitit 2021 pritet të hidhet në përdorim edhe prerja e re e kartmonedhës 2000, ndërkohë që në vitin 2022 do të dalë në treg prerja e kartmonedhës 500. Në vitin 2019 dolën në treg prerjet e reja e kartmonedhave 200 dhe 5000 lekë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco