Denoncimi/ Mëzezi dy ditë pa ujë, Ujësjellësi i Tiranës nuk u hap as telefonin

Denoncimi/ Mëzezi dy ditë pa ujë, Ujësjellësi i Tiranës nuk u hap as telefonin

19:18, 12/06/2021
A+ Aa A-

Banoret e zonës së Mëzezit në Tiranë prej dy ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre.

Ndonëse paguajnë rregullisht faturat e kripura të ujit, banorët po përballen me mungesën e ujit. Ata kanë denoncuar këte fakt në Syri.net.

Sipas banorëve janë përpjekur të vihen në kontakt me Ujësjellësin e Tiranës, por askush nuk u përgjigjet në numrat përkatës.

Banorët konfirmojnë se nuk ka pasur asnjë njoftim nga UKT për ndërprerjen e ujit për shkak të punimeve.

Përmes Syri Tv ata kërkojnë ndërhyrje nga ana e ujësjellësit, pasi po detyrohen që veç ujit të pijshëm të blejnë ujë për t’u larë dhe për nevojat e tjera bazike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco