VIDEO/ Patos, katër km rrugë izolojnë 9 mijë banorë: Nuk investuan kurrë

VIDEO/ Patos, katër km rrugë izolojnë 9 mijë banorë: Nuk investuan kurrë

14:19, 12/06/2021
A+ Aa A-

Rreth 4 km rrugë që lidhin pesë fshatra në Patos janë lënë në harresë nga bashkia, duke vështirësuar lëvizjen për 9 mijë banorë. Ky aks rrugor i amortizuar është e vetmja urë lidhëse për banorët, si për tregtimin e prodhimeve bujqësore, ashtu dhe për të marrë shërbimet në arsim e shëndetësi.

Nga SYRI TV.

Ky aks rrugor lidh afro 9 mijë banorë të fshatrave Dukas, Patos i Vjetër, Rrerëz, Margëlliç, Ruzhdie, Siqecë dhe Gjinoqarë të bashkisë Patos.

Banorët shprehen se janë ankuar disa herë, por bashkia nuk ka vënë dorë asnjëherë për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e saj.

Banorët e këtyre fshatrave e kanë më se të domosdoshme, sepse çdo ditë vijnë e kryejnë aktivitete të ndryshme në Patos e Fier që nga furnizimet e dyqaneve, fëmijët në shkollë, por edhe për nxjerrjen e prodhimeve të ndryshme bujqësore në treg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco