Vendimi/ Greqia hap dyert edhe për shqiptarë që kanë bërë vaksinën ruse dhe kineze

Vendimi/ Greqia hap dyert edhe për shqiptarë që kanë bërë vaksinën ruse dhe kineze

21:03, 11/06/2021
A+ Aa A-

Greqia ka vendosur që të pranojë brenda territorit të saj të gjithë personat pavarësisht nëse vaksina që kanë bërë është e miratuar nga EMA.

Nga vendimi përfiton edhe Shqipëria, pasi të gjithë qytetarët që kanë injektuar dozat e vaksinave kineze dhe ruse, të cilat ende nuk janë miratuar nga EMA, që është Agjencia Europiane e Barnave.

Kjo do të thotë që qytetarët që kanë bërë vaksinat; Novavax (SHBA), Sinovac (Kinë), Sputnik (Rusi), Sinopharm (Kinë) dhe CanSino (Kinë) do të mund të vizitojnë Greqinë pa detyrimin e testit anti-COVID.

Pak ditë më parë Shqipëria arriti marrëveshjen me Hungarinë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të vaksinimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco