VIDEO/ Mjekja e QSUT e çon te privati, 82-vjeçari lë pensionin për të bërë skanerin

VIDEO/ Mjekja e QSUT e çon te privati, 82-vjeçari lë pensionin për të bërë skanerin

17:28, 10/06/2021
A+ Aa A-

Mungesa e aparaturave specifike në QSUT për ekzaminimin e pacientëve që kanë nevojë për ndërhyrje në sy bën që mjekët të drejtojnë pacientët në spitalet private. SYRI TV sjell rastin e 82-vjeçarit që mjekja e spitalit Francez e ka dërguar për ekzaminime në spitalin privat, 1 ditë para operacionit, ndërsa fatura ishte e lartë për një pensionist.

Nga SYRI TV

Për të kryer një ndërhyrje në sy pacientët duhet t’iu nënshtrohen një sërë ekzaminimesh të detajuara të cilat nuk mund të realizohen në spitalet shtetërore. Pacientët detyrohen të kryejnë ekzaminimet në shtet dhe më pas t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale në shtet.

Ky paradoks ndodh vetëm në vendin tone. Një rast konkret është ky i moshuar i cila ka ardhur nga Erseka për tu vizituar pasi ka problem me shikimin. Për SYRI TV 82-vjeçari shprehet se para 1 muaji kur është përcaktuar data e ndërhyrjes mjekja i ka thënë t’i nënshtrohet skanerit, grafisë dhe të tjera ekzaminime specifike në institucione shëndetësor private pasi në QSUT nuk ka aparatura përkatëse.

82-vjeçari shprehet se vizita në privat i ka kushtuar 11 mijë lekë të reja, një shumë e konsiderueshme për një pensionist i cili detyrohet të lërë gjithë pensionin e tij për vizita që spitali nuk arrin ti mbulojë. I moshuari shprehet i indinjuar pasi sipas tij qeveria nuk mendon aspak për të sëmurët.

Nuk është rasti i vetëm ku për shkak të mungesës së aparaturave apo për arsye të tjera pacientët dërgohen nga QSUT drejt spitaleve private për ekzaminime ‘më të detajuara’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco