Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

VIDEO/ Heqja e abonesë, qytetarët firmosin peticion: Duam kthimin e abonesë

VIDEO/ Heqja e abonesë, qytetarët firmosin peticion: Duam kthimin e abonesë

15:47, 10/06/2021
A+ Aa A-

Qytetarët kanë vendosur të mbledhin firmat për të kërkuar kthimin e abonesë së përgjithshme të cilin Bashkia e Tiranës e hoqi nga tregu me vendim të këshillit bashkiak. Kryeqytetasit shprehen se shpenzimet familjare janë rritur pasi iu nevojitet përdorimi i më shumë se një linjë autobusi për të shkuar në punë.

Për Syri TV ata thonë se me abone një familje paguan 9 mijë deri në 10 mijë lekë të reja në muaj, pasi të gjithë anëtarët e familjes përdorin transportin publik për të shkuar në shkollë dhe punë. Madje iu duhet të përdorin më shumë se një linjë autobusi ccka pa abone të përgjithshmë kostoja e transportit do të shumëfishohej.

Qytetarët ankohen se  ky vendim vjen në një moment kur shërbimi dhe cilësia është po e njëjtë  me autobusë të amortizuar dhe të tejmbushur.

Pak ditë më parë qytetarët protestuan përpara bashkisë së Tiranës kundër heqjes së abonesë së përgjithshme nga tregu. Ata kanë paralajmëruar se nuk do t’i ndalin angazhimet e tyre pasi po detyrohen të udhëtojnë këmbë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco