Të premten, shtrëngata e rrebeshe, priten edhe rrufe e breshër

Të premten, shtrëngata e rrebeshe, priten edhe rrufe e breshër

12:06, 10/06/2021
A+ Aa A-

SHMU njoftoi sot se ditën e premte moti do të nisë i kthjellët e gradualisht vranësirat do të marrin zhvillim prej mesditës deri pasdite.  Reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë një pjesë të madhe të vendit në mesditë e deri pasdite.  Shtrëngata dhe rrebeshe në kohë të shkurtër por që sjellin sasi reshjesh në zona të caktuara. Nuk do të mungojnë lokalisht rrufetë dhe breshëri.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim 1-8m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 14m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 11°C deri në 26°C
zonat e ulëta 15°C deri në 30°C
zonat bregdetare 17°C deri në 30°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco