Vazhdon rënia e temperaturave, priten shira me rrebeshe Shishtavec (Kukës), qershor 2021

Vazhdon rënia e temperaturave, priten shira me rrebeshe

07:00, 10/06/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po mbajnë në vendin  tonë mot me rreshje shiu dhe stuhi lokale. 

E enjte, 10 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditvs, pasdite vranësirat do të shtohen duke u pasuar nga rreshje shiu me stuhi  lokale në zonën e ulët dhe Jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.   

Temperaturat:

Zona malore       11/28°C

Zona e ulët         12/31°C

Zona bregdetare  14/28 °C

Kosova, e enjte, 10 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu .Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 24°C.

E premte, 11 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime në zonën bregdetare dhe vranësira në shim me rreshje shiu dhe stuhi me rrebeshe në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore       11/27°C

Zona e ulët         13/29°C

Zona bregdetare  15/26 °C/RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco