Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Franca lejon hyrjen e shqiptarëve me pasaportë dhe të vaksinuar/ Ja kushtet që duhet të plotësojnë

Franca lejon hyrjen e shqiptarëve me pasaportë dhe të vaksinuar/ Ja kushtet që duhet të plotësojnë

18:41, 09/06/2021
A+ Aa A-

Franca do të lejoje hyrjen e shqiptarëve me pasaportë biometrike dhe atyre që kanë bërë një nga vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisjur me test PCR.

Sipas vlerësimeve, Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi.

“Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi”, thuhet në njoftimin e aeroportit të Rinasit.

Njoftimi i plotë

Franca, nga sot, më 9 Qershor 2021, lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisjur me test PCR.

Franca lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.

Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);

4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);

2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).

Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi.

Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arësye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi)

Edhe kjo kategori udhëton me testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco