Gripi i shpendëve/ Silvia Bino: Në Shqipëri nuk ka persona të infektuar

Gripi i shpendëve/ Silvia Bino: Në Shqipëri nuk ka persona të infektuar

16:32, 09/06/2021
A+ Aa A-

Institucionet kanë konfirmuar tre vatra ku është prezent gripi i shpendëve në vendin tonë. Epidemiologia Silva Bino sqaron se transmetueshmëria e sëmundjes nga njeriu te njeriu është në një shkallë shumë të ulët. Sipas saj H5N8 është një virus që nuk ka komplikacione ndërsa shenjat e tij janë rrufë, kollë dhe temperaturë.

Nga SYRI TV

Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiolgojisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka sqaruar rastin e virusit të shpendëve evidentuar në Njësinë Administrative Fushë-Krujë, në Njësinë Administrative Dajt në Tiranë dhe në Njësinë Administrative Bujan, në Tropojë.

Sipas Binos mundësitë e transmetimit të virusit nga shpendët tek njeriu janë të ulëta dhe infektimi nuk kalon nga njeriu tek njeriu. Edhe nëse qytetarët janë mbartës të virusit nuk pësojnë komplikacione.

Institucionet kanë marrë masa dhe po kryhet hetimi epidemiologjike ne vend dhe tek banorët e zonave. Shenjat e gripit të shpendëve janë rrufë pak kollë dhe temperaturë.

Nuk rekomandohet konsumimi I shpendëve të infektuar. Sipas Silva Binos, H5N8 ka qarkulluar prej kohësh në Europë, ndërkohë në Rusi janë evidentuar 3 raste infektime në njerëz. Të martën Ministria e Bujqësisë konfirmoi praninë e virusit në vend në tre vatra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco