Kërcënimi shëndetësor/ Si mbërriti gripi i shpendëve në Shqipëri

Kërcënimi shëndetësor/ Si mbërriti gripi i shpendëve në Shqipëri

10:10, 09/06/2021
A+ Aa A-

Ende pa kaluar ethet e një pandemie, Shqipëria po përballet me një tjetër kërcënim shëndetësor.

Pavarësisht masave parandaluese të marra, pasi gripi  i shpendëve mbërriti në vendet fqinje, H5N8 ka depërtuar edhe në Shqipëri.

Mbrëmjen e së martës, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar tri rastet e para të identifikuara në shpendë të oborrit në tri zona: Fushë-Krujë, Dajt dhe Bujan.

Pasi janë eliminuar rastet e konfirmuara, bashkë me ato  të dyshuara, ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë kanë hartuar një paketë masash për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të këtij virusi.

Nuk ka qenë temë dite, por alarmi për “Gripin e Shpendëve” ka muaj që është ngritur.

Është Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve ajo që ka sinjalizuar Ministrinë e Bujqësisë dhe  Zhvillimit Rural për vëmendje të shtuar ndaj këtij virusi, pasi preku disa vende të rajonit e më gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco