Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e mërkurë

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e mërkurë

23:14, 18/05/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SH.M.U!

Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare në të gjithë territorin.

Pas orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vranësirat vijnë përsëri në shtim mesatare deri të dendura. Në orët e vona të mbrëmjes këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta kryesisht në zonën e veriut dhe atë të qendrës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - juglindje 1-8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9°C deri në 25°C

zonat e ulëta 9°C deri në 28°C

zonat bregdetare 12°C deri në 26°C

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco