‘Paqja është ngjyra e rinisë’

‘Paqja është ngjyra e rinisë’

20:48, 17/05/2021
A+ Aa A-

Fasadat e jashtme të gjashtë shkollave në tërë Ballkanin Perëndimor u ndriçuan me të kaltër për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Jetesës së Bashku në Paqe.

Ndriçimi është pjesë e fushatës "Të rinjtët frymëzohen nga paqja", me të cilën po kremtohen sukseset e projektit

të UN-RYCO për bashkëpunimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor - "Mbështetja për lidershipin kolektiv të Ballkanit Perëndimor për pajtim: Ndërtimi i kapacitetit dhe tempit për RYCO-në".

Shkollat që u ndriçuan janë: Gjimnazi "Stojan Cerovic" në Nikshiq; Shkolla me konvikte për fëmijë me nevoja të veçanta në të dëgjuar dhe në të folur “11 Maji" në Jagodinë; Qendra e Shkollës së Mesme "Nedžad Ibrišimovi?" në Ilijash; Shkolla e Mesme "Isa Boletini" në Vorë, Shqipëri; Shkolla e Mesme "Prenk Jakova" në Gjakovë; dhe SEPUGS "Vasil Antevski" Dren, në Shkup.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave janë pjesë e familjes së RYCO-së. Ata i realizuan këmbimet midis të rinjve, kontribuan në zhvillimin e metodologjisë për mësimin dhe dialogun ndërkulturor dhe e përfaqësojnë nocionin se arsimi zyrtar ka rol për të luajtur në bashkimin e të rinjve dhe mbështetjen e tyre në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon.

Ky projekt mbështetet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtim të Paqes, në partneritet me UNDP-në, UNFPA-në dhe UNICEF-in në Shqipëri dhe po promovohet përmes fushatës "Të rinjët frymëzohen nga paqja" që do të zhvillohet në mbarë rajonin gjatë majit të vitit 2021.

'Ky njoftim për shtyp jepet në kuadër të "Mbështetjes së lidershipit kolektiv të Ballkanit Perëndimor për pajtim", projekt ky i përbashkët midis OKB-së dhe RYCO-së, i financuar nga Fondi për Ndërtimin e Paqes. Zbatohet nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe tri agjenci të OKB-së: UNDP, UNFPA dhe UNICEF.

Projekti synon t'i ndërtojë kapacitetet dhe tempin për RYCO-në, t'i fuqizojë të rinjtë që të kenë zë në vendimmarrjen publike që ndikon në jetën e tyre si dhe t'i forcojë ata që të jenë faktorë në ndërtimin dhe ruajtjen e mjediseve të sigurta dhe paqësore për vetveten dhe komunitetet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco